Pronarët e bar-kafeve në Korçë apel për Bashkinë: Zero lehtësime fiskale

Përfaqësues të bizneseve të bar-kafeve në qytetin e Korçës, kanë zgjedhur mediat për t’i drejtuar një apel Bashkisë së qytetit, në kushtet kur deri më tani kërkesat e tyre për lehtësira fiskale për shkak të pandemisë nuk janë marrë parasysh nga bashkia.