Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pronat e krimit, si do të përfitojë Ministria e Brendshme?

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 12:15 | Kronikë
Pronat e krimit, si do të përfitojë Ministria e Brendshme?

Nëpërmjet një udhëzimi, Ministria e Brendshme ka përcaktuar dhe se si do të gjenerohen të ardhurat nga pronat e sekuestruara apo të konfiskuara, të cilat tashmë janë në varësi të saj.

Në dokumentin i cili mban datën 2 tetor përcaktohet se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara përfiton të ardhura, krahas shitjes, edhe duke i dhënë këto asete me qira.

https://a2news.com/2020/11/06/sekuestrot-dhe-konfiskimet-krijohet-regjistri-i-pronave-te-krimit/

Veç të tjerave, sipas udhëzimit, pasuritë kur janë llogari bankare sigurojnë të ardhura nëpërmjet interesave, ndërsa kur pasuritë e luajtshme kanë dalë jashtë përdorimit, vendos Komiteti Ndërinstitucional për shitjen e tyre.

Sipas udhëzimit, të ardhurat do të depozitohen në një llogari bankare dhe sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, paratë e tyre do të përdoren vetëm për qëllime të shpenzimeve për këto pasuri.

Të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nuk mund të përdoren për paga, apo shpërblime të personelit të brendshëm të Agjencisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë