Propozim interesant në Spanjë, kampionati të përfundojë në ishull

Në kohën e pandemisë globale, ku futbolli po bën çdo përpjekje për mbijetesë, vijnë edhe propozime interesante për t’i shpëtuar një falimentimi të mundshëm. E fundit vjen nga Spanja dhe më saktësisht nga ishujt Kanaries. Shoqata Hoteliere “Santa Cruz de Tenerife”, i ka dërguar një letër Ligës dhe Federatës Spanjolle, duke ftuar institucionet që qeverisin dhe organizojnë Ligën Spanjolle të marrin në konsideratë idenë e bërjes të asaj që ka mbetur nga kampionati por edhe nga kategoria e dytë në ishull.