Propozimet e PD, ekspertët: Populiste, por të realizueshme

Pesë propozimet e Partisë Demokratike janë të zbatueshme. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se pikat e paraqitura nga opozita pas tërmetit të 26 nëntorit janë populiste, por ofrojnë lehtësi për biznesin dhe janë të aplikueshme në rast se ka vullnet mes palëve dhe krijohen hapësira nga buxheti i shtetit.