Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Propozimi francez, Kovaçevski pret versionin zyrtar: Nuk ka ende diçka të re. DASH përshëndet planin Macron

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 15:52 | Ballkani
Propozimi francez, Kovaçevski pret versionin zyrtar: Nuk ka ende

Maqedonia e Veriut pret versionin zyrtar të propozimit francez për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, përsëriti se formula e Macron në formën aktuale është e papranueshme dhe se nuk ka asgjë të re në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Shefi i qeverisë së Shkupit sqaroi se bisedimet po vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme të të dyja vendeve.

“Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë ai propozim mund të vendoset në institucionet në Maqedoninë e Veriut. Për momentin nuk ka një propozim të tillë”, tha Kovaçeski.

Kovaçevski përsëriti tre kërkesat kryesore të vendit të tij për kornizën negociuese që janë: njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe që negociatat të fillojnë përpara përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë. Gjithashtu kërkoi garanci që Bullgaria nuk do vendosë kushte të reja. Ndërkohë, propozimi francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që u miratua nga parlamenti I Sofjes, u përshëndet dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Uashingtoni është gatshëm të luajë një rol konstruktiv në lehtësimin e kompromisit mes Shkupit dhe Sofjes. DASH nënvizon se tani është koha që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ecin përpara në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit në BE.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani