Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Propozimi i Beqajt për ulje pagash, Spaho: Mazhoranca mendon e gjitha me kokën e Edi Ramës

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 13:35 | Politikë
Propozimi i Beqajt për ulje pagash, Spaho: Mazhoranca mendon e gjitha me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, u shpreh se propozimi i Ilir Beqajt për uljen me 10% të pagave të punonjësve të sektorit publik dhe prekjen e pensioneve suplementare, në fakt vjen nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Ky nuk është propozim i një individi, pasi në këtë mazhorancë mendojnë të gjithë me kokën e Edi Ramës. Ministrja e Financave ka thënë se nuk ka një plan të tillë, por as nuk e përjashtoi si mundësi. Unë mendoj se në Shqipëri duhet studiuar mundësia për të rritur paga e pensione, pasi i kemi më të ulëtat në Evropë. Është propozim i palogjikshëm. Mendojnë shkurtimin e pagave, por nuk e çojnë nëpër mend që të anulojnë koncesionet”, deklaroi Spaho.

https://a2news.com/2020/04/29/propozimi-i-ilir-beqajt-brace-tregon-per-a2-qendrimin-e-qeverise-per-uljen-e-pagave-dhe-pensioneve/

Sipas nënkryetarit të PD-së, “për të shmangur kolapsin ekonomik, duhen parë rrugë dhe burime të tjera”, siç kanë bërë vende të ndryshme që po përballojnë të njëjtën situatë.

“Kjo qeveri nuk duhet të ketë në vëmendje pagat, por të shtyjë koncesionet dhe pjesën dërrmuese të tyre ta anulojë. Gjithashtu, të shtyhen investimet që nuk janë urgjente në këtë periudhë”, tha Spaho.

https://a2news.com/2020/04/28/ulje-me-10-e-pagave-dhe-rishikimi-i-pensioneve-vasili-mentalitet-i-poshter-diktatorial/

Në lidhje me fasonët, Spaho përsëriti sugjerimin e Partisë Demokratike për mbylljen e tyre: “Kemi sugjeruar mbylljen e fasonëve dhe qeveria të paguajë pagat e punonjësve, pasi kushtet janë të tilla që nuk e organizon dot punën. Fasoneritë tona janë nëpër depo dhe njerëzit duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin. Zgjidhja është vetëm mbyllja e tyre dhe qeveria të paguajë 70 000 punonjësit e fasonerisë që do të dalin pa punë në këtë periudhë”.

https://a2news.com/2020/04/28/e-turpshme-zero-tolerance-ndaj-ideve-idiote-rezart-prifti-reagon-ndaj-propozimit-te-beqajt-per-shkurtim-pagash-dhe-rishikim-pensionesh/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani