Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Propozimi për votim të detyrueshëm, PS nuk i thotë “jo” Berishës

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 15:08 | Politikë
Propozimi për votim të detyrueshëm, PS nuk i thotë

Pas zgjedhjeve të 14 majit deputetët socialistë janë rikhtyer në punë si ligjvënës, me një retorikë politike më të zbehur dhe më të hapur për të bashkëpunuar me opozitën në lidhje me nismat e mazhorancës.

Provën e parë e dhanë pas mbledhjes së grupit parlamentar, kur Taulant Balla nuk ja mbylli “derën” politikisht propozimit të Sali Berishës që votimi në Zgjedhje të bëhet i detyrueshëm për qytetarët.

Lëshimi në këtë drejtim mund t’i shërbejë socialistëve si një instrument për të negociuar me demokratët për të miratuar ligjet që kërkojnë 84 vota në Parlament, duke nisur me drejtësinë.

Për ndryshimet ligjore, Balla nuk hezitoi të shtrinte dorën e bashkëpunimit ndaj deputetëve të opozitës.

Një tjetër vendimmarrje që duhet të bëjë bashkë PS me demokratët është edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Pas zgjedhjeve të 14 majit, socialistët kanë ulur tonet e retorikës, për ta mjafton që figura që do të propozojë opozita të mos jetë aktiv në politikë dhe të ketë eksperiencë në fushën e jurisprudencës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë