Propozohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Kukës, banorët kundër

Banorë të qytetit të Kukësit janë shprehur kundër propozimit të Entit Rregullator për të rritur çmimin e ujit të pijshëm nga 25 lekë në 35 lekë për metër kub, për konsumatorët familjarë. Sipas banorëve, institucionet duhet të sigurojnë njëherë furnizimin e pandërprerë pastaj të kërkojnë rritjen e çmimit. Tarifa në rritje të konsiderueshme propozohen edhe për konsumatorët publikë dhe ata privatë.