Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protagonistët e titullit bardheblu: Rezultatet larguan sherret, të përsërisim Skënderbeun në Evropë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 14:34 | Futboll
Protagonistët e titullit bardheblu: Rezultatet larguan sherret, të

Gjysma e dytë e sezonit rezultoi pikë kthese për titullin e Tiranës, me trajnerin Emmanuel Egbo që gjeti menjëherë mangësitë në formacion dhe thuri një formacion me mentalitet fitues e cila rezistoi deri në fund.

Një prej lojtarëve kyç të mesfushës bardheblu ishte Jurgen Çelhaka, talenti 19-vjeçar i Akademisë, i cili kërkon që sukseset e Tiranës të mos ndalen me fitimin e kampionatit: "Mendoj se klubi do të bëjë përforcimet e nevojshme për Evropën. Pse mos ta bëjmë edhe ne atë që bëri Skënderbeu".

Zërat për tensione dhe polemika herë pas here brenda grupit i konfirmon edhe kapiteni dhe lojtari simbol i Tiranës, Gentian Muça, por që me ardhjen e rezultateve u rikthye dhe harmonia, ndërsa sipas veteranit të bardhebluve, situata të tilla janë prezente në të gjithë klubet e mëdha: "Tensione ka kudo, por rezultatet na dhanë qetësi".

Në fund, Muça tregon edhe vlerësimin për tifozerinë bardheblu: "Me të parët që do ta ndaja gëzimin janë tifozët, pastaj me familjen". 

A2 CNN Livestream

Dita jonë