Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protesta e 11 shkurtit, palët lënë mënjanë ndasitë dhe bashkohen në shesh

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 15:27 | Politikë
Protesta e 11 shkurtit, palët lënë mënjanë ndasitë

Një lëvizje pa kthim e ka cilësuar PD protestën e 11shkurtit, por deputetët pohojnë se ajo do të jetë paqësore. Luan Baçi tregon për A2CNN se e shtuna e 11 shkurtit nuk do të jetë një përgjigje për goditjen fizike të 6dhjetorit ndaj Sali Berishës, por ka si objektiv të tregojë revoltën e qytetarëve, për ato që i konsideron skandale të njëpasnjëshme të qeverisë Rama.

“Ne nuk jemi Rama, ne nuk jemi pjesë e Ramës, ne nuk sulmojmë apo dhunojmë. Protesta e 11 shkurtit paqësore dhe e fuqishme, ku qytetarët duhet t’i flasin vetë Ramës. I duhet folur me gjuhën e frikës. Deri tani ai nuk është trembur”, u shpreh Baçi.

Ai pohon se grupi parlamentar demokrat do të protestojë i bashkuar, përveç 2 deputetëve.

 “Alibasha nuk i do protestat”.

Deputeti Saimir Korreshi që i përket grupimit tjetër, u shpreh se do të jetë në protestë.

“Do të jem në protestë por nuk kam marr pjesë në organizimin e saj dhe me aq sa mundem do të thërras njerëz, sepse edhe ana ekonomike nuk ta lejon shumë ardhjen në Tiranë, tek kjo pjesë nuk ka ndarje”.

Pavarësisht pjesëmarrjes, Korreshi nuk beson se do të mjaftojë një protestë për të rrëzuar qeverinë.

“Unë gjykoj dhe mendoj si Berisha për të rrëzuar Ramën, por duhet marrë seriozisht kjo. Mendoj që duhet një bashkim i PD për ta rrëzuar. Nuk mjafton protesta, por duhet akte konkrete. Të paktën bashkëpunim për 14 majin nëse jo bashkim”, shtoi Korreshi.

Të njëjtin mendim ndan edhe Baçi, që flet për një cikël protestash të PD.

“Nuk do të jetë një protestë që do të mbyllë aktivitetin tonë, do të jetë një fillim protestash të pandalshme, protestë- fushatë, proteste-zgjedhje deri sa të fitohet 14 maji”.

Para asaj të 11shkurtit, Berisha paralajmëroi një tjetër protestë, këtë herë mëngjesin e kësaj të mërkure para parlamentit, për të kundërshtuar përjashtimin e 8deputetëve të opozitës nga kuvendi për 10 ditë, kërkuar nga socialistët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani