Protesta e banorëve, Durrës, prej 10 ditësh asnjë vlerësim për pallatin

Mbi 60 familje të një pallati 13-katesh në lagjen nr.5 të Durrësit kanë protestuar njëzëri në lidhje me mosreagimin e strukturave shtetërore për vlerësimin e pallatit të tyre.

Grupet e bashkisë kanë kryer thjesht një inspektim me sy të lirë, por askush nuk iu ka thënë si është gjendja e strukturës së këtij objekti dhe kjo ka bërë që banorët të jenë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, në një kohë që janë në ditën e 10 pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.