Protesta e dhjetë e opozitës, Basha: Rama nuk e theu dot vullnetin e shqiptarëve

Në protestën e 10 kombëtare, demokratët nxorën në shesh edhe katërkëmbëshit. Para zyrës së Kryeministrit, në bulevard, u zhvilluan zgjedhje për largimin e tij. Fletët e votimit, me vetëm një opsion, “Rama Ik”, u vendosën në një kuti gjigande që mbante mbishkrimin “qendra e vjedhjeve”. Por kreativiteti duket se kishte dalë duarsh me këtë pankartë, ku emri i shkruar gabim i Partisë Demokratike shkaktoi jo pak buzëqeshje.
Lulzim Basha doli nga selia me një orë vonesë, ndërsa për herë të parë në bulevard e priste një foltore. Fjalët e para e ja kushtoi 30 qershorit, për të cilin kishte garantuar mbështetësit e tij se nuk do të ndodhte.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN