Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Protesta e familjarëve: Mbetemi në rrugë, pronari të zbatojë kontratën

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 21:00 | Aktualitet
Protesta e familjarëve: Mbetemi në rrugë, pronari të

Janë zgjuar të rrethuar nga policia dhe të terrorizuar nga dhuna e përmbaruesve për t’u shembur shtëpinë.

As të vegjlit e kësaj shtëpie nuk i kanë shpëtuar tronditjes e skenave që dhe në filma nuk do donin t’i shihnin.

Përtej fuqive të një gruaje shtatzënë, Sajda përpiqet të shpëtojë strehën e saj, shtëpinë ku është martuar dhe pret fëmijën e dytë.

Nuk është kundër prishjes, por kërkon që pronari i tokës të respektojë marrëveshjen e bërë me familjarët, pasi palët hoqën dorë nga gjyqi.

Ndryshe nga e përditshmja e saj si punonjëse policie, Blerta Dervishi sot është përballë kolegëve. Ajo proteston për ndërhyrjen e padrejtë të pronarëve të tokës që, sipas saj, rrezikon t’i lërë pa shtëpi.

Binjakët e saj nuk fshehin dhimbjen e as tronditjen që përjetuan para shtëpisë. Thirrjet e familjarëve dhe britmat e fëmijëve të kësaj shtëpie në një nga zonat më të lakmuara për ndërtime në Tiranë, janë protesta e radhës për drejtësi të munguar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli