Protesta e opozitës, gjykata la në burg 20 protestues, 11 arrest shtëpie

Gjykata ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 50 personat e ndaluar pas protestës së 11 majit të opozitës.

Mësohet se nga këta persona është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 20 prej tyre. 11 persona kanë marrë masën “arrest shtëpie”, ndërsa ndaj 19 të tjerëve është dhënë masa detyrim paraqitje.

Pas protestës së 11 majit, Policia e Shtetit bëri të ditur se nga aktet e dhunës kanë mbetur të plagosur 16 efektivë policie, të cilët ndodhen në spitalin e traumës.

Shkarkoni aplikacionin e A2