Protesta e opozitës, marshim dhe rrethim institucionesh e gaz lotsjellës

Opozitarët u kthyen sërish para Kryeministrisë, në të pestën protestë për largimin e Edi Ramës. Ndryshe nga 16 shkurti, itinerari i opozitës ishte ndryshe. U shmangën fjalimet për t’u zëvendësuar me marshime përreth Kryeministrisë. Lulzim Basha dhe protestuesit krijuan një rrethim të Kryeministrisë përmes marshimit. Pas dy marshimeve tek Kryeministria, lidershipi opozitar priu protestuesit tek Bashkia e Tiranës dhe më pas te Kuvendi i Shqipërisë, ku edhe ndodhi konfrontimi më i ashpër me policinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN