Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protesta e opozitës, Patozi: Ishte epilogu i një marrëzie politike

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 19:37 | Politikë
Protesta e opozitës, Patozi: Ishte epilogu i një marrëzie

Protesta e nëntë kombëtare e opozitës ka forcuar bindjen e Astrit Patozit se djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve ishte një lëvizje e gabuar për PD dhe LSI.

“Ajo protestë ishte epilogu i një marrëzie politike. Ne kemi qenë gjithmonë kundër djegies së mandateve, daljes në rrugë, kundër revolucionit dhe kundër goditjes së pushtetit me dhunë. Mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që mund t’i ndryshojë gjërat në Shqipëri sepse jemi forcë politike e djathtë dhe jemi forcë politike perëndimore”, tha Patozi.

Nga Korça, ku bashkë me kandidatin Leondard Olli, takoi mbështetësit e Bindjes Demokratike, Patozi i ktheu përgjigje kryedemokratit Basha dhe Presidentit Meta, që theksojnë se nuk ka zgjedhje më 30 qershor: “Ata duan apo s’duan, 30 Qershori është datë e vendosur dhe shqiptarët janë të detyruar që të shkojnë dhe të ndryshojnë qeverisjen e tyre vendore. Nuk ka asnjë forcë në tokë që mund të ndalojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë”.

Pavarësisht përgjimeve të publikuara nga “Bild”, Patozi vijon të besojë te forca e votes: “Përgjimet janë një shfaqje e shëmtuar e asaj që ka ndodhur me zgjedhjet tona ku Rilindja është përgjegjëse, por sigurisht që nuk ka instrument tjetër, sipas nesh, për të ndryshuar qeverisjen e keqe sesa zgjedhjet”.

Kriza politika, sipas tij, është produkt i betejës për jetë a vdekje të atyre që Astrit Patozi i quan forcat e vjetra politike. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani