Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protesta e opozitës, Sulaj: Goditja e fundit për Ramën

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 10:53 | Politikë
Protesta e opozitës, Sulaj: Goditja e fundit për Ramën

Blendi Sulaj, nënkryetari i Partisë Republikanë u shpreh në një lidhje në Ditarin e orës 09:00 në A2CNN se protesta e opozitës ditën e shtunë nuk ka lidhje me të mëparshmet, pasi ajo është e gjithë shqiptarëve.

Ai u shpreh se protesta është e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e demokratëve. “Marrëveshja me PD ishte një marrëveshje që e kishin diskutuar shumë kohë më parë me PD. Kjo marrëveshje shërben për të institucionalizuar marrëdhëniet e partive opozitare, por mbi të gjitha është e rëndësishme që ta kemi vëmendjen te protesta e së shtunës. Shkaku i kësaj proteste është gjendja e rëndë që ka pushtuar vendin. Kryeministri e ka humbur besimi e qytetarëve. Ai erdhi në pushtet nga blerjet e votës. Kjo protestë do t’i japë goditjen përfundimtare Edi Ramës. Në këtë protestë nuk do të jenë vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët. Nuk është një protestë që është thirrur thjesht nga opozita”, tha nënkryetari i PR.

A2 CNN Livestream

Dita jonë