Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protesta në ditën e tretë, gazi lotsjellës “mbyt” Tiranën

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 18:13 | Aktualitet
Protesta në ditën e tretë, gazi lotsjellës

21:00 - Pas më shumë se dy orësh, protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është mbyllur. Në ditën e tretë të saj, policia e shpërndau shpejt grumbullimin pranë Kryeministrisë, menjëherë sapo nisën goditjet e para në drejtim të tyre nga një grup minorenësh, forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës, ndërsa në veprim u vunë edhe makinat e ujit. Protestuesit u shpërndanë, ndërsa forcat e policisë u vunë pas tyre për më shumë se dy orë duke hedhur gaz lotsjellës në disa zona të Tiranës në ndjekje të protestuesve.

19:45 - Gazi lotsjellës “mbyt” Tiranën

Protestuesit vijojnë të lëvizin në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa policia është vënë pas tyre duke hedhur shpesh gaz lotsjellës. Shumë qytetarë që nuk kanë lidhje me protestën, disa prej tyre edhe të ulur kafe janë prekur nga kjo situatë.

https://youtu.be/TBJQGqKNzlE

19:27 - Vrasja e Klodian Rashës, ambasadori gjerman: Dhuna nuk mund të jetë zgjidhje

Pas ambasadores së SHBA dhe atij të BE, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Ndërkohë, Zingraf shprehet se dhuna nuk mund të jetë zgjidhja për këtë ngjarje.

19:18 - Policia vijon të ndjekë protestuesit, të cilët lëvizin nga bulevardi në drejtim të zonës së ish-Bllokut.

19:00 - Policia, në ndjekje të protestuesve

Pasi i shpërndau protestuesit nga godina e Kryeministrisë, policia është vënë në ndjekje të protestuesve. Efektivët janë vendosur pas një makine që hedh ujë në ndjekje të protestuesve.

https://youtu.be/r9ixjU0kETM

18:40 - Pas gazit lotsjellës, protestuesit u larguan nga godina e Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre janë zhvendosur te godina e Ministrisë së Brendshme.

18:35 - Nis menjëherë përplasja me policinë, hidhet gaz lotsjellës

Një grup minorenësh nisën të godasin me gurë në drejtim të policisë, ndërsa goditën me sende të forta edhe reklamat në stacionet e autobusit.

https://youtu.be/itA0h18FtTo

18:33 - Rama viziton efektivin e plagosur në QSUT: Protestat të orkestruara nga presidenti

18:20 - Protesta në disa qytete të vendit

Përveçse në Tiranë, protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Korçë, janë disa nga qytetet, ku me dhjetëra persona kanë ndezur qirinj pranë komisariateve të policisë.

18:03 - Ambasada e SHBA reagon për vdekjen e Klodian Rashës: Duhet një hetim transparent për ngjarjen, opozita të refuzojë dhunën

https://a2news.com/2020/12/11/vrasja-e-klodian-rashes-protesta-ne-disa-qytete-te-vendit/
https://a2news.com/2020/12/11/protesta-ne-durres-digjet-pema-e-krishtlindjes/

***

Vijojnë për të tretën ditë radhazi protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Nga dita e parë e protestave, të cilat ishin të ndara në tre orare, nisën përplasjet me policinë, për të kulmuar mbrëmjen e djeshme me incidente të shumta, që nga dhuna fizike mes protestuesve dhe policisë, te dëmet e shumta materiale në prona publike e private.

Protesta nisi me kërkesën për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj, i cili e ndërmori këtë vendim që u njoftua nga kryeministri dhe jo nga vete ai.

Sot, protesta vijon përpara Kryeministrisë me tre kërkesa të tjera: Largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, ndalimin e dhunës policore dhe reformimin e Policisë së Shtetit.

Për vrasjen e 25 vjeçarit Rasha reagoi dhe ambasada e SHBA e cila kërkoi një hetim transparent për ngjarjen dhe distancim nga dhuna.

A2 CNN Livestream

Dita jonë