Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Protesta në Sukth, banorët: Na kanë harruar në banesa të dëmtuara

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 15:51 | Aktualitet
Protesta në Sukth, banorët: Na kanë harruar në banesa

Banorë të Sukthit kanë protestuar paraditen së premtes duke denoncuar harresën dhe braktisjen e autoriteteve lokale dhe qendrore dy muaj pas tërmetit.

Ata shprehen se banesat e tyre janë të dëmtuara dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën duke jetuar në banesa të pasigurta, ku duken qartë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 “Që prej tërmetit nuk ka ardhur më asnjeri. Erdhën inxhinierët greke në 30 nëntor dhe me sy të lirë kontrolluan çarjet, dhe vunë një kryq të verdhë, duke premtuar që ekspertë me pajise të tjera do të bënin kontrollin. Grekët na thanë se këto pallate janë me një këmbë, nuk durojnë me lëkundje, nga kati i parë tek ai i tretë janë të çarë”, thotë nga banorët në protestë.  

Të tjerë banorë denoncojnë edhe mos marrjen e bonusit të qirasë edhe pse i kanë nxjerrë nga hoteli me pretekstin  se u ka dalë bonusi nga bashkia.

Banorët e Sukthit kërkojnë që inxhinierët të vijnë dhe të vlerësojnë banesat e tyre dhe të përcaktojnë nëse janë të sigurta apo jo për të banuar atje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani