Protestë e familjeve të varfra në Elbasan, shpërfillin masat kundër koronavirusit

Në lagjen “5 maji” në Elbasan, një pjesë e madhe e familjeve të komunitetit rom kanë dalë në protestë këtë të enjte, duke kërkuar ushqime dhe medikamente. Ata thonë se për shkak të masave kufizuese prej koronavirusit e kanë të pamundur të tregtojnë, siç bëjnë në ditë të zakonshme në të gjithë qytetin.