Protestë në 12 qarqe, Basha: BE të mos na izolojë, zgjedhje të lira

Opozita e bashkuar mbajti protestën e dytë rajonale, duke paralizuar për 2 ore akset kryesore rrugore në 12 qarqe. Lulzim Basha ishte në Elbasan nga ku i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të mos izolojë shqiptarët duke u hequr lëvizjen e lirë. Protestat nuk do të ndalen, dhe në 30 qershor zgjedhje nuk do të ketë, deklaroi ai. Nga Durrësi Monika Kryemadhi tha se nuk do përshkallëzim të protestave, por reflektim nga PS.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN