Protestë në Orikum, banorëve nuk i lejohet kalimi nga baza e Pashalimanit gjatë natës

Banorët e Orikumit kanë bllokuar rrugën kombëtare për të protestuar për vendimin për të mos lejuar kalimin e tyre në bazën e Pashalimanit, përtej orarit 08.00-17.00.
Kjo iniciativë, që erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Zonat e Mbrojtura, sipas peshkatarëve shkon në dem të tyre, dhe se rrezikojnë falimentimin.
Protestuesit kërkuan një takim me drejtuesit e bazës ushtarake dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për zgjidhjen e situatës.

Protesta ka vijuar për rreth një orë ndërsa protestuesit kanë bllokuar rrugën. Në rast se nuk jepet zgjidhje ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestat.
Të martën protestuesit do shkojnë drejt ministrisë së Mbrojtjes për një takim, ndërsa në ditët në vijim priten protesta të përshkallëzuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2