Protestë në universitete? Studentët të pakënaqur nga “pakti”, nuk solli ndryshime

Protesta nuk i zgjidhi problemet e studentëve. Edhe pas një viti nga lëvizja e madhe, 80% e tyre mendojnë se shumë kërkesa kanë mbetur pa plotësuar. Tarifat e masterit janë të papërballueshme, nuk ka vetting për pedagogët dhe as kushte më të mira në auditore. Madje dhe për kartën e studentit shumë të rinj thonë se ajo nuk është funksionale.

“Që nga maji deri në shtator, ose më saktë në tetor nuk ka qenë funksionale sepse thonin që do të fillojë të funksionojë kur të nisë viti akademik. Nuk kam përfituar as abonenë e studentit sepse nuk kemi patur një datë të caktuar për marrjen e tyre”, u shpreh një studente.

Shkarkoni aplikacionin e A2