Protestë pa protestues në Durrës, sindikata e shëndetësisë kërkon shpërblimet

Për të dytën herë brenda pak kohësh, kryetari i sindikatës së Shëndetësisë, Zija Alhysa ka denoncuar para mediave faktin se punonjësit epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit në Durrës nuk kanë përfituar orët shtesë dhe shpërblimin e deklaruar nga Kryeministri si personat që përballen në vijën e parë me virusin e ri.