Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protestuesit largojnë qytetarin e mbuluar me flamurin e PD-së: Mos politizo protestën

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 18:09 | Aktualitet
Protestuesit largojnë qytetarin e mbuluar me flamurin e PD-së: Mos

Në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve u shfaq edhe një person i mbuluar me flamurin e PD-së, por që nuk u lejua nga aktivistët e shoqërisë civile. Ata i kërkuar atij të largohej, pasi protesta nuk duhej të politizohej.

“Është provokim, po ikin njerëzit për shkakun tënd. Hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën. Merr flamurin kombëtar dhe vëre”, ishin thirrjet e disa prej protestuesve.

“Nuk është provokim, jam qytetar i lirë dhe nuk besoj se kjo përbën ndonjë të keqe. PD nuk përben asnjë të keqe. Roli i PD-së është të denoncojnë. Të rrisim qytetarinë e të bashkohemi bashkë”, u përgjigj ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë