Protokolli i kuq, fasonët refuzojnë masat e qeverisë – A2 Business, 28/04/2020

Një ndër industritë më të rrezikuara nga koronavirusi është ajo fasone. Kjo pasi është punëdhënësi i dytë më i madh në vend, pas sektorit publik, me rreth 69 mijë të punësuar në fund të 2019-ës. Pak ditë më parë, qeveria vendosi të bëjë të detyrueshëm për fasoneritë protokollin e kuq, që parashikon ashpërsim të masave të marra gjatë procesit të punës. Kjo është refuzuar nga sipërmarrja, me argumentin se masat e kërkuara janë të pamundura për t’u plotësuar teknikisht, teksa edhe kostot rriten ndejshëm e bëhen të papërballueshme.

Për të diskutuar pikërisht për gjendjen e industrisë fasone, tw ftuar nw A2 Business, Esmeralda Hoxha, menaxhere projekti në Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim, GADC, dhe Edvin Prençe, fasonist, përfaqësues i Proeksport Albania.