Provimet e vjeshtës, 4 mijë maturantë mbetës sërish në testim

Kur shumica e maturantëve presin me ankth pranimet nga universitetet, të tjerë pritet t’i nënshtrohen sërish provimeve të maturës. 4 mijë gjimnazistë mbetës do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës për të përmbyllur fillimisht shkollën e mesme. Në 26 gusht do të zhvillohet provimi i gjuhës e huaj për të vijuar me datat e tjera deri në 6 shtator. Drejtoresha e qendrës së shërbimeve arsimore tregon për A2 se vjeshta nuk do të cenojë standardin e provimeve dhe as do të ulë shkallën e vështirësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2