Provimi i gjuhës së huaj, maturantët: Niveli i vështirësisë ishte mesatar, pyetjet ishin të qarta

Për të dytin vit në pandemi, rreth 34 mijë nxënës në të gjithë vendin, iu nënshtruan testit të parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Teksa pranojnë se pandemia ua vështirësoi procesin arsimor, maturantët thonë se niveli i testit ishte mesatar dhe pyetjet nuk mbartnin paqartësi.