PS e PD dominojnë sallën. Parlamenti me dy grupe, aleatët i kërkojnë hua Bashës

Ndryshe nga dy legjislaturat e fundit, Kuvendi do të ketë vetëm dy grupe parlamentare, PS e PD. Aleatët e Lulzim Bashës, si LSI apo të vegjlit që garuan në siglën e demokratëve, janë në pritje të një marrëveshjeje për të huazuar deputetë të PD-së, me qëllim përfitimin e benefiteve që gëzojnë grupet parlamentare në Kuvend.