PS jep OK për dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD, Balla: Jo për çështjen Bechetti, është kundër interesave të Shqipërisë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord për ngritjen e komisioneve hetimore, atë të inceneratorëve dhe atë të masakrës zgjedhore të kërkuar nga Partia Demokratike, por nuk ka rënë dakord për komisionin hetimor për çështjen Bechetti. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sqaroi se ky për këtë të fundit, ngritja e komisionit hetimor bie në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe dëmton interesat e Shqipërisë.