Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PS lë në pritje komisionin hetimor për ish-Ministrin

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 16:49 | Aktualitet

Ish-kolegët e tij socialistë, kanë vendosur ta lënë në pritje Saimir Tahirin. Nga konferenca e kryetarëve ata nuk dolën të bindur për të ngritur një komision të ri hetimor “Tahiri 2”. Burimet nga mazhoranca I thanë A2 CNN se ata janë parimisht dakord me kërkesën e opozitës, por duan kohë që të njihen me të. Të njëjtat burime thonë se demokratët kanë ndryshuar gati 90% të objektit të hetimit, duke shtrirë periudhën e hetimit nga 1 janar 2014, deri më 1 janar 2018, ndërkohë që Tahiri prej marsit 2017 nuk ka qenë më Ministër i Brendshëm. Për sa më sipër, socialistët i dhanë vetes kohë për të krahasuar dy kërkesat. Kjo nuk u prit aspak mirë nga opozitarët, që folën për zvarritje të hetimit parlamentar. Komisioni Hetimor “Tahiri 1”, u mbyll më 6 dhjetor 2018, pa ndonjë rezultat konkret. Mbetet për t’u parë nëse komisioni ‘’Tahiri 2’’ do të jetë ndryshe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë