Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

PS mbledh grupin parlamentar, zgjedhjet e 30 qershorit në fokus

Nga A2 CNN
25 Mars 2019, 11:35 | Politikë
PS mbledh grupin parlamentar, zgjedhjet e 30 qershorit në fokus

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar dhe kryesinë, ku i pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama.

Rama mësohet t’i ketë përgëzuar deputetët për mbarëvajtjen e seancës së fundit plenare, ku i kishte porositur për të mos diskutuar për opozitën në Parlament. Të njëjtën gjë u ka kërkuar të bëjnë edhe këtë të enjte, duke kërkuar gjithashtu vëmendje të madhe të projektligjet që do të hidhen për votim, si ai i vetting-ut në polici, sipas të cilit pritet të pakësohet numri i personave që do të kalojnë procesin.

Gjithashtu Rama i ka bërë thirrje deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke u përqendruar te zonat e tyre elektorale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë