Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“PS mund të synojë goditjen në Shkodër”, Shano: Demokratët të mërzitur, mund të refuzojnë të votojnë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 22:08 | Politikë
“PS mund të synojë goditjen në Shkodër”, Shano:

Gjuha e ashpër mes drejtuesve të dy fraksioneve Berisha dhe Basha i ka mërzitur demokratët.

Kështu u shpreh analisti Dritan Shano gjatë debatit në Absolut 4 se nëse kjo përplasje do të reflektohet te militantët apo kandidatët gjatë fushatës elektorale.

Sipas Shanos, demokratët mund të refuzojnë të dalin në votime nga kjo situatë dhe kështu PS mund të tentojë të rrëmbejë dhe bashkinë e Shkodrës.

“Unë vijon arsyetimin se ka një probabilitet se kjo gjë mund të ndodhë. Kjo që po ndodh në PD i ka mërzitur jetën demokratëve. Dhe mund të jenë ata që refuzojnë që të shkojnë në kutitë e votimit. Një gjë e tillë do të favorizonte tejmase shumë Partinë Socialiste në Shkodër, askund tjetër. PS në vend tjetër nuk ka nevojë. Kjo është një lojë që mund të ushqehet dhe nga PS e cila ka burime të mëdha. Mbështetësit do ta përdorin këtë gjuhë. Nuk e di do të jetë në Shkodër, por në Durrës do të jetë”, u shpreh Shano.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani