PS nuk ndryshon, Rama i përgjigjet Metës: Sjellje kriminale, s’ka aleancë me LSI

Asambleja e PS-së nuk ndryshoi as Qeverinë as kryesinë socialiste. Drejtuesit e PS-së kërkuan më shumë kohë për konsultime mbi kupolën e re që do të udhëheqë këtë forcë politike, ndërsa Edi Ramës nuk i mbeti tjetër veçse të zbrazej në një lum sulmesh ndaj Ilir Metës dhe LSI.