Pse do të hapen plazhet të parët për hotelet? Ministri Klosi e sqaron në A2 Business Week

Pak ditë më parë, teksa prezantoi lehtësimin e masave të pandemisë duke nisur nga data 1 qershor, kryeministri Rama u shpreh se nga data 1 qershor do të hapen plazhet vetëm për hotelet, ndërsa nga 10 qershori plazhet do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.

I ftuar në A2 Business Week, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh sqaroi këtë vendim, duke u shprehur se hotelet kanë mundësi që të menaxhojnë një biznes të kontrolluar sa i përket kushteve të Covid-19.