Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Pse është i nevojshëm fiskalizimi dhe a do të paguajë më shumë biznesi?

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 16:28 | Aktualitet

Hyrja në fuqi e fiskalizimit është caktuar data 1 shtator e vitit të ardhshëm për biznesin e madh dhe 1 janari 2021 për bizneset e vogla. Kjo është e disata herë që afati për hyrjen në fuqi të sistemit të ri të deklarimit ndryshon, çka tregon paqartësinë e vetë Ministrisë së Financave dhe administratës tatimore në zbatimin e këtij sistemi të ri, që ka ngjallur jo pak kritika dhe pakënaqësi tek biznesi dhe ekspertët. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë ka vendosur ditën e hënë të rrëzojë dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Meta kishte kërkuar rishqyrtimin e ligjit më datë 9 Nëntor, pasi sipas tij nevoja për këtë shoqëri është e pajustifikuar dhe krijon premisa për cenimin e konkurrencës në treg. Për këto dy tema të rëndësishme, i ftuar në A2 Business, Ilir Ciko, pedagog, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë