Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Pse po tkurret konsumi?

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 16:59 | Aktualitet

Këtë vit ka ndodhur një gjë e pazakontë në tregun e brendshëm. Në kulmin e sezonit të prodhimit bujqësor, në muajin gusht çmimet e ushqimeve dhe veçanërisht fruta-perimeve kapërcyen në nivele gati të frikshme, me rritje vjetore 11,4%. E kjo ndodh teksa inflacioni, treguesi që indirekt mat koston e jetesës ka zbritur në nivele minimale. 1,4% ishte niveli i këtij treguesi për gushtin, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë 2.2%. Rritja e çmimeve përballë një inflacioni të ulët shpjegohet me tkurrjen e konsumit. E kjo ndodh në gusht që ishte edhe piku i sezonit turistik, çka ngre dyshime lidhur me ecurinë e turizmit këtë vit. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në A2 Business, për të diskutuar mbi këtë temë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani