Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pse rebelohen studentët?

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 21:06 | Sociale
Pse rebelohen studentët?

Shpërthime të moshës dhe revoltë ndaj prindërve për pakënaqësi të ndryshme. Kështu i cilësojnë psikologët largimet e adoleshentëve me dëshirë nga shtëpia.

Është një fenomen që po njeh rritje dhe jo vetëm në Shqipëri. Kjo formë rebelimi tregon psikologia, Gejsi Ndoja, ndodh tek të dyja gjinitë.

Gjatë marrjes në pyetje në polici në prani të psikologut, adoleshentët rrëfejnë shkaqet e largimit, ku thuajse të gjitha bëhen për të ndëshkuar prindërit për dëshira të paplotësuara ndaj tyre apo dhe lidhje dashurie që refuzohen nga familja.

Stuhitë e adoleshentëve janë të paparashikueshme. Edhe pse mund të ketë një pendesë dhe keqardhje ndaj prindërve, këto sjellje mund të përsëriten pasi e konsiderojnë kauzën e tyre më të rëndësishme.

Po a ka një recetë se si duhet të sillen prindërit për të shmangur sjellje e tilla nga fëmijët adoleshentë?

Prindërit duhet të shmangin pak atë pozicionin e tyre autoritar. Duhet të jenë më tolerantë, më pranues dhe duhet t’u qëndrojnë më afër fëmijëve të tyre. Adoleshentët duhet të kuptojnë se ka edhe gjëra që nuk bëhen dhe toleranca nuk duhet të jetë pa kufij”, shprehet Eriselda Dervishi, psikologe.

Psikologët rekomandojnë adoleshentët të jenë më të hapur me prindërit, ndërsa këta të fundit të tregojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim dhe jo çdo dëshirë e plotësuar do të jepte rezultat në marrëdhënien mes tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani