Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pse shqiptarët zgjedhin kompanitë e huaja? Gjokutaj: Shumë drejtues nuk kanë nivelin minimal të komunikimit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 20:37 | Ekonomi
Pse shqiptarët zgjedhin kompanitë e huaja? Gjokutaj: Shumë

Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj foli në A2 Business dhe për tendencën që kanë punëtorët shqiptarë për të zgjedhur një kompani të huaj në vend të një vendase.

Sipas Gjokutajt, biznesi shqiptar në pjesën më të madhe të tij është i vogël dhe nuk ofron trajnime për punëtorët, ndërkohë që shumë zgjedhin kompanitë e huaja dhe për shkak të komunikimit duke qenë se pjesa më e madhe e drejtuesve shqiptarë nuk kanë as nivelin minimal të komunikimit.

“Së pari kompanitë shqiptare nuk janë në atë nivel që të kenë dhe buxhetin përkatës për trajnime. Po të shikosh strukturën e bizneseve shqiptare rreth 80-85% e tyre janë mikrobiznese apo biznese të vogla dhe vetëm një pjesë e tyre janë biznese të mesme, por jo në ato standarde të larta. Vetë struktura e diversifikimit të aktiviteteve tregojnë që më shumë janë kontratat fason dhe nuk ka shumë hapësirë edhe pse duhen trajnime. E gjithë ekonomia jonë nuk ka dinamizëm. Pak biznese kanë jetëgjatësi me tregun. Përzgjedhja e kompanive të huaja është siguri dhe komoditet në komunikim pasi një pjesë e drejtuesve nuk kanë as nivelin minimal të komunikimit”, u shpreh Gjokutaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë