Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Punësimi në vend, mungon hallka që lidh nevojat e tregut me drejtimet profesionale

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 15:46 | Sociale
Punësimi në vend, mungon hallka që lidh nevojat e tregut me

Edhe pse qeveria prej disa vitesh e ka shpallur prioritet arsimin profesional, ende sot nuk ka asnjë hallkë që lidh nevojat e tregut me drejtimet arsimore profesionale.

Kualifikimi jo i përshtatshëm i forcës së punës, që vjen edhe si pasojë e orientimit të gabuar në kurrikulat mësimore në shkollat profesionale, për ekspertë të punësimit e bën perspektivën e të rinjve jo optimiste.

Teksa i vlerëson si tejet të dobishme, Eranda Ymerali kërkon ndërhyrje në arsimin profesional, pasi ekonomia po humb konkurrueshmërinë nga forca e pakualifikuar e punës dhe investitorët po zhvendosen në vende të tjera.

Edhe pse fuqia punëtore e Shqipërisë tani është “në moshën e artë”, mungesa e aftësive profesionale dhe mospërshtatja me kërkesat e tregut të punës po bëhet shkak që modeli ekonomik i vendit të mbesë larg objektivave të dëshiruara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë