Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Punimet në Unazën e Re, IKMT shemb me tritol pallatin 6-katësh

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 19:51 | Aktualitet
Punimet në Unazën e Re, IKMT shemb me tritol pallatin 6-katësh

Punimet për zgjerimin e Lotit të Parë në Unazën e Re, kanë vijuar përgjatë kësaj jave ku janë shembur 6 ndërtesa, ndërsa në total u prishën 42 godina.

Ekspertët e IKMT-së dhe ata të xhenios, shembën këtë të premte, nëpërmjet shpërthimit, një pallat 6-katësh në këtë segment.

Shpërthimi për shembjen e kësaj godine u realizua me 10 kg tritol, pasi policia mori masa më herët për të mos lejuar kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Godina më herët funksiononte si qendër tregtare, ndërsa së fundmi aty ishin strehuar 70 banorë të zonave te prekura nga tërmeti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani