Punonjësit e transportit publik, pagë shtesë 26 mijë lekë, përfitojnë edhe të larguarit

Të gjithë punonjësit apo individët e larguar nga puna në sektorin e transportit publik do të përfitojnë një pagë shtesë 26 mijë lekë.

Vendimi ka hyrë tashmë në fuqi dhe është i vlefshëm edhe për individët që kanë përfituar më herët nga paketat mbështetëse të qeverisë.