Pushimet verore, shqiptarët zgjedhin atdheun

Kur bëhet fjalë për pushimet verore, qytetarët shqiptarë preferojnë t’i kalojnë në vendlindje. Ata shprehen se do t’i do të zgjedhin rivierën shqiptare si destinacionin e tyre të pushimeve, për shkak edhe të larmishmërisë së aktiviteteve që ofron ky atraksion turistik.
Por, ka edhe nga ata të cilët shprehen se nuk kanë mundësi të bëjnë pushime verore për shkak të punës dhe pamundësive ekonomike.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajve të verës regjistrohen rreth 1.5 milionë dalje jashtë vendit të shtetasve shqiptarë.
Megjithatë, pjesa më e madhe i drejtohen plazheve të vendit, ndërsa një pjesë e tyre nuk arrijnë dot t’i përballojnë shpenzimet e pushimeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN