Pushteti vendor me borxhe, Qeveria nxjerr udhëzim për zerimin e tyre

Kryebashkiakët e rinj, që dolën nga zgjedhjet e qershorit, duhet të përballen me një gropë jo të vogël në financat e tyre. Bëhet fjalë për borxhe të akumuluara në vite, si dhe të trashëguara një pjesë që nga ish-komunat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe CoPlan, deri në qershor të këtij viti, detyrimet e prapambetura të bashkive arritën në 6,2 miliardë lekë. Pavarësisht tkurrjes me 7,8% kundrejt fundit të vitit të kaluar, ky borxh që pushteti vendor ka, konsiderohet ende shumë i lartë dhe vlerësohet në rreth 2200 lekë për frymë.
Sipas Ministrisë së Financave, ky borxh i takon kryesisht detyrimeve ndaj bizneseve për investime dhe mallra, ndjekur nga vendimet gjyqësore për largimet nga puna. Për këtë arsye, qeveria ka paralajmëruar bashkitë se në rast se nuk zerojnë detyrimet, do të vendosë në krye të tyre një administrator të përkohshëm për menaxhimin e financave.

Fran Brahimi, drejtor për financat vendore në MFE

Shkarkoni aplikacionin e A2