Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore”, Biden kërcënon Putin: Pasoja të rënda të presin

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 09:52 | Bota
“Pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë gjithçka për të shmangur një luftë në Ukrainë. Përfshirë edhe kërcënime të drejtpërdrejta në drejtim të presidentit rus, Vladimir Putin. Pasoja masive e presin atë nëse merr një hap për të pushtuar vendin fqinj, Ukrainën.

“Do të ketë pasoja të mëdha nëse ai do të hynte dhe do të pushtonte, nëse do të mundet, të gjithë vendin, ose shumë më pak se kaq. Një zhvillim i tillë nuk do të sillte pasoja të mëdha ekonomike dhe politike vetëm për Rusinë, por për mbarë botën. Do të ishte pushtimi më i madh nëse ai do të futej me të gjithë forcat, pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të ndryshonte botën”, tha Biden.

Komentet e tij vijnë teksa liderët perëndimorë kanë përsëritur vazhdimisht paralajmërimin se Rusia do ta paguajë shtrenjtë një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Moska ka akuzuar Uashingtonin se po përshkallëzon tensionet lidhur me këtë çështje dhe mohon planet për të hyrë me ushtri në vendin fqinj. Megjithatë, ka zhvendosur pranë kufirit me Ukrainën, mbi 100 mijë trupa dhe shpesh simulon operacione që i ngjajnë një lufte.

https://a2news.com/2022/01/26/parapergatitje-per-lufte-rusia-dergon-avione-te-tjere-luftarake-ne-bjellorusi/

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë vendosur mijëra trupa në gatishmëri të lartë dhe po ndihmojnë Ukrainën me armatime. Rusia kërkon garanci me shkrim që Aleanca Ushtarake të mos pranojë anëtarësimin e Kievit, si dhe të largojë prezencën në Europën Lindore. Por këto janë konsideruar të papranueshme nga NATO-ja dhe SHBA-ja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë