Pustec, pandemia bllokon edhe çajin e malit

Bashkia e Pustecit është një zonë ku mbillet masivisht çaj mali. Mbi 70% e banorëve të kësaj zone, e kanë çajin burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre, pasi kulturat e tjera bujqësore nuk zhvillohen shumë në këtë tokë. Por këtë vit, çmimi i çajit jo vetëm që ka rënë shumë, por me sa duket pandmeia ka bërë që edhe pse me çmim nën kosto të mos ketë kërkesa, duke krijuar qindra kuintalë stok.