Putin: Duam një rend të ri botëror

Publikuar më: 7/9/2022, ora 11:33

Putin: Duam një rend të ri botëror

Publikuar më: 7/9/2022, ora 11:33

Nga Vladivostoku, kritikoi sanksionet e Perëndimit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në forumin ekonomik të vendeve të lindjes, paralajmëroi se sanksionet janë një rrezik për mbarë botën duke shtuar se ato minojnë ekonominë globale në atë që ai e quajti një përpjekje të kotë dhe agresive për të imponuar hegjemoninë e perëndimit. Putin tha se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë pasi sipas tij, është një politikë e përdorur për dekada. “Vendet e Perëndimit po përpiqen të ruajnë rendin e vjetër botëror, i cili është i dobishëm vetëm për ta. Ata po përpiqen t'i detyrojnë të gjithë të jetojnë sipas rregullave proverbiale që kanë menduar, të cilat i thyejnë rregullisht dhe i ndryshojnë shpesh, sipas nevojave të tyre imediate”, tha Putin.