Putin: Kemi gati vaksinën kundër koronavirusit, e ka marrë një prej vajzave të mia

Rusia ka regjistruar zyrtarisht vaksinën kundër koronavirusit të krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë, tha presidenti Vladimir Putin në televizionin shtetëror rus.

Duke folur në një telekonferencë me ministrat e kabinetit të tij, Putin tha se vaksina i kishte kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme. Presidenti rus tha se njëra prej vajzave të tij e ka marrë vaksinën, kishte pasur pak temperaturë por tani ndihej më mirë.