Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Putin zotohet të bëhet “miku i ngushtë” i Kim Jong Un

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 11:32 | Bota
Putin zotohet të bëhet “miku i ngushtë” i Kim Jong Un

Rusia zotohet te zgjerojë, ato që i quan, “marrëdhëniet bilaterale konstruktive” me Korenë e Veriut. Këtë e tha presidenti rus Vladimir Putin në një letër dërguar homologut Kim Jong Un, në ditën e çlirimit të Penianit. Siç bën të ditur Agjencia Shtetërore e Lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA, forcimi i lidhjeve do të do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe do të ndihmonte në fuqizimin e sigurisë dhe stabilitetit në gadishullin korean dhe në rajonin e Azisë juglindore.

Nga ana e tij, lideri i shtetit të izoluar komunist, tha se miqësia mes dy kombeve ishte farkëtuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë dhe ishte konsoliduar shekull pas shekulli. Në letrën e tij, diktatori korean shtoi se bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti mes dy vendeve kishte arritur në nivele edhe më të larta në frontin e përbashkët për t’iu kundërvënë kërcënimit ushtarak dhe provokimeve, nga ato që i quajti forca armike. Peniani nuk i identifikoi forcat armike me emër por termi është përdorur shpesh nga Koreja e Veriut për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Bashkimi Sovjetik ishte dikur një aleat i madh i Koresë së Veriut, duke i ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore dhe ndihma. Por marrëdhënia e tyre filloi të krisej që prej shembjes së Perdes së Hekurt, për t’u përmirësuar gradualisht pasi Rusia nisi të bëhej gjithmonë e më e largët me perëndimin në fillim të viteve 2000. Në korrik, Peniani ishte një prej pak vendeve që i njohu zyrtarisht dy republikat e vetëshpallura në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

A2 CNN Livestream

Dita jonë