Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Qëlluan ndaj hotelit në Tushemisht, arrestohet ekzekutori, i shpallur në kërkim për dy vrasje të tjera

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 10:20 | Kronikë
Qëlluan ndaj hotelit në Tushemisht, arrestohet ekzekutori, i shpallur

Policia njoftoi se ka arrestuar edhe ekzekutorin e atentatit ndaj hotelit në Tushemisht të Pogradecit pak ditë më parë, duke e çuar në 7 numrin e personave të arrestuar për këtë ngjarje, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Në pamjet e publikuara nga autoritetet të arrestuarit, i identifikuar si Anterio Kaloshi, i bëhet thirrje me dron që të dorëzohet e më pas efektivët e Policisë hynë në tarracën e godinës ku ndodhej dhe e arrestojnë. Sipas autoriteteve, ai është i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare. Përveç Kaloshit, 29 vjeç, janë arrestuar edhe Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje").

https://www.youtube.com/watch?v=ZKaYvf1eWQA

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

https://a2news.com/2020/07/28/zbardhet-vrasja-e-dyfishte-e-vitit-2017-ne-lushnje/

“Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Gjithashtu ndaj shtetasit Meardi Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kryer në bashkëpunim", në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe të IEVP-së gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërsa ndaj shtetasit Anterio Kaloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim" në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 07.03.2018, në lagjen nr. 1, në Korçë, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. G.

https://a2news.com/2020/04/11/arrestimi-i-orges-bilbilit-shpallet-ne-kerkim-personi-qe-jetonte-me-te-prej-dy-muajsh/

Gjithashtu ndaj Anterio Kaloshit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike" në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11.10.2017, në lagjen "Loni Dhano" Lushnjë, ku dyshohet se Kaloshi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasit Z. L., dhe J. H., si edhe kanë plagosur shtetasit M. Xh. dhe B. T.”, tha Policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë